Sport

Totti beson se Lewandowski e meriton Topin e Artë

Legjenda e Romës, Francesco Totti, beson se Robert Lewandowski meriton ta fitojë Topin e Artë këtë vit.

Në një intervistë për Sport para ceremonisë së madhe që zhvillohet sonte (e hënë) në Paris, ikona e futbollit italian i ka dhënë opinionet e tij për fituesin.

Derisa Lionel Messi është favorit, ndërsa në listën e ngushtë janë edhe Karim Benzema e Jorginho, Totti beson se çmimin duhet ta fitojë sulmuesi i Bayern Munichut.

Lexo më shumë  Kosova me tri xhudiste në Grand Slamin në Abu Dabi

(Foto: Twitter/Bayernology)

Polaku ishte favorit i madh në vitin e kaluar, mirëpo ceremonia u anulua për shkak të të COVID-19.

“Le të themi se jemi mësuar ta shohim duke u ndarë ndërmjet Messit dhe Ronaldois. Por këtë vit, do t’ia jepja Lewandowskit”, ka thënë italiani./telegraf/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *