Mot i keq në Durrës, për shkak të furtunës pezullohen lundrimet e anijeve të vogla
Në gjirin e Durrësit, deti regjistron forcën 5 ballë, ndërsa në det të hapur dallgëzimi arrin në 7 ballë.
DURRËS– Moti i keq, era e fortë dhe reshjet e shiut që kanë pushtuar vendin, kanë shkaktuar problem edhe në portet e vendit. Në gjirin e Durrësit, deti regjistron forcën 5 ballë, ndërsa në det të hapur dallgëzimi arrin në 7 ballë.
Për këtë arsye, lundrimet vijojnë të jenë të pezulluara për anijet e peshkimit, ndërsa lundrimi i trageteve dhe anijeve tregtare ka vijuar normalisht.
RrugaPress