Maqedonia e Veriut/ 18 humbje jete dhe 118 raste të reja Covid-19 në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 118 raste të reja me koronavirus nga 1,245 teste të kryera. Rastet e reja janë konfirmuar në Shkup – 93, Kavadar – 11, Manastir – 5, Prilep dhe Strugë nga 2, Kumanovë, Veles, Kriva Pallanka, Kratovë dhe Bogdanc nga 1.
Po ashtu, autoritetet e shëndetit në vend bëjnë të ditur se për ditën e sotme janë 396 qytetarët që janë shëruar nga sëmundja.
Numri i humbjeve të jetës për sot është 18: 6 qytetarë nga Shkupi (63, 68, 70, 71, 72 dhe 89), 3 të vdekur nga Strumica (71, 73 dhe 87), nga 2 persona nga Probistipi (60 dhe 67) dhe Negotina (66 dhe 90) dhe nga një të vdekur nga Manastiri (81), Demir Hisari (87), Koçani (78), Kratova (79) dhe Shtipi (65).
Rruga Press