FIFA vjen me risi, implementohet teknologjia e re për pozicionin jashtë loje
FIFA ka sjellë një risi në futboll përsa i përket pozicionit jashtë loje. Organizata më e madhe e futbollit është duke futur një teknologji të re, e cila do të implementohet në Kupën e Arabisë.
Kjo teknologji do të jetë gjysmë automatike, e cila do të testohet për rastet e pozicionit jashtë loje. Shefi i Arbitrave, Pierluigji Kolina foli për këtë risi duke e konsideruar shumë të rëndësishme për të ardhmen e futbollit.
“Teknologjia është shumë e rëndësishme për rastet e dyshimta gjatë lojës. Vendimi do të merret duke u bazuar nga pozicioni i lojtarit, por dhe nga përfshirja e tij në aksion”.
Por si do të funksionojë kjo teknologji?
Do të instalohen kamera në tarracën e çdo stadiumi. Të dhënat e marra nga videot do t’i dërgohen menjëherë dhomës së vëzhgimit. Vija e pozicionit jashtë loje do të llogaritet dhe rezultati do të jepet në kohë reale. Arbitri pastaj do të thërritet në VAR për të shqyrtuar rastet e dyshimta.
Kjo teknologji do të implementohet si fillim në Kupën e Arabisë 2021 dhe pritet të jetë një ndihmë e madhe në zbardhjen e rasteve deçisive.
Rruga Press