Lajme

Kurti tregon parakushtet për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor ka zhvilluar një takim edhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Sipas një komunikate të Kryeministrisë, Presidenti Pahor u interesua të dijë më shumë rreth ecurisë së bisedimeve me Serbinë dhe tha se Sllovenia është e interesuar të shoh progres, “përkundër vështirësive bisedimet duhet të vazhdojnë”.

Ndërkaq, kryeministri Kurti e vlerësoi rolin e Sllovenisë në këtë proces si shumë të rëndësishëm dhe kërkoi mbështetjen e saj për të elaboruar rëndësinë e reflektimit të Serbisë për dëmet e shkaktuara, shkatërrimet dhe luftën, krimet e kryera në Kosovë.

Lexo më shumë  Banorët e Divjakës në protestë për të pestën ditë/ Kërkohet anulimi i projektit të mazhorancës për shkrirjen e 15 bashkive

“Ky është një parakusht për bisedime serioze dhe normalizim të marrëdhënieve”, tha ai, duke e ritheksuar si parësore vendosjen në qendër të bisedimeve të njohjes së ndërsjellë të Kosovës me Serbinë.

Kurti theksoi përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe Bashkim Evropian, si dhe punën e Qeverisë në këtë drejtim. Ai kërkoi përkrahje nga Sllovenia për anëtarësimin në organizata dhe iniciativa ndërkombëtare.

Lexo më shumë  Aktakuzë kundër 20 personave, përfshirë Radoiçiqin, për krime lufte në Gjakovë

Tutjet thuhet se kryeministri foli për përkushtimin e qeverisë në luftën kundër krimit e korrupsionit. Lidhur me masat e ndërmarra, ai theksoi se gjatë këtij viti policia ka realizuar rreth 500 operacione e rreth 900 bastisje dhe ka shkatërruar 41 grupe kriminale. “Nuk do të lejojmë asnjë individ apo grup të jetë më i fortë sesa shteti ligjor”, tha Kurti./kallxo/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *