Shëndetësi

Studim: Shoferët prekin fytyrën mesatarisht 26 herë në orë

Një shofer prek dhe kruan fytyrën mesatarisht 26 herë në orë, gjë që potencialisht e ekspozon atë ndaj rrezikut të infektimit nga viruset dhe mikrobet, zbulon një studim i ri britanik.

Studiuesit në Universitetin e Nottingham-it, të cilët botuan punimin në revistën Ergonomics, analizuan 31 orë video të 36 shoferëve.

Drejtuesit e mjeteve u vunë re duke prekur fytyrën ose zonën përreth 26.4 herë në orë, çdo herë për gati katër sekond, 80% fytyrën, 10% flokët, 9% qafën dhe 2% supet.

Në 42,5% të rasteve, shoferët kapnin buzët, hundën dhe sytë rreth çdo pesë minuta, duke përdorur kryesisht gishtat, gjë që mund të çojë në përhapjen e mikrobeve dhe infeksioneve nëse nuk lahen mirë duart.

Nuk u gjetën dallime në sjelljen e burrave dhe grave, as midis moshave të ndryshme, gjë që, sipas studiuesve, “do të thotë se të gjithë shoferët janë potencialisht të rrezikuar nga infeksioni duke prekur fytyrën e tyre gjatë drejtimit të makinës”.

Kjo është arsyeja pse ata këshillojnë drejtuesit e mjeteve, veçanërisht në mes të një pandemie, të pastrojnë duart me dezifektant sapo të hyjnë në automjetin e tyre.

“Duke kruar hundën ose duke fërkuar sytë, shoferi mund të mbajë pa dashje në fytyrë viruse ose substanca të tjera të rrezikshme të huaja, të cilat i ka marrë nga një sipërfaqe e infektuar e automjetit të tij ose përpara se të hyjë në të,” tha studiuesi Dr. David Large.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *