Bota

Ndalohet një person, u kap në zonën e përjashtimit në Çernobil

Është kapur një person teksa tentonte të futej në zonën e përjashtimit në Çernobil. Autoritetet njoftojnë se shtetasi i Bjellorusisë ka leje qëndrimi të përhershëm në Ukrainë, dhe i njëjti ka kaluar në zonën e ndalimit “për turizëm dhe rekreacion”, raportojnë mediat ruse.

Me ligjin në fuqi të Ukrainës, kalimi në zonën e Çernobilit, hapësirë e ndotur nga radioaktiviteti, pas shpërthimit të madh më 1986, është i ndaluar dhe i dënueshëm.

Lexo më shumë  Bullgaria kërkon më shumë kushte për Maqedoninë e Veriut në procesin e BE-së

Çernobili, zonë ku kishte shpërthyer radioaktiviteti për shkak të një aksidenti bërthamor në vitin 1986, është e ndaluar për banim, derisa të lejuara janë aktivitetet turistike vetëm në disa zona më të sigurta, nën masa të rrepta sigurie. Ka organizime të ndryshme akademike me qëllime studimi në këtë zonë, por assesi vetanake. Qëndrimi në atë ambient është i përcaktuar.

Lexo më shumë  Asistentja e Epsteinit dëshmon në Kongres: Ai ishte përbindësh, manipulues dhe mashtrues

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *