Bota

OBSH paralajmëron: Mutacioni Omicron do të godasë vendet me mbulim të ulët vaksinimi

Varianti Omicron i koronavirusit ka të ngjarë të përhapet në mbarë botën dhe në varësi të karakteristikave të variantit, ” mund të ketë shpërthime të ardhshme të Covid-19, të cilat mund të kenë pasoja të rënda” në disa zona, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Agjencia e OKB – së, u bëri thirrje 194 anëtarëve të saj që të përshpejtojnë vaksinimin e grupeve vulnerabël kundër Covid-19 dhe të “hartojnë plane zbutëse” në mënyrë që të mbajnë funksionale shërbimet e tyre shëndetësore bazë.

“Omicron ka një numër të paprecedentë mutacionesh  në pikën e tij të proteinave, disa prej të cilave janë shqetësuese për ndikimin e tyre të mundshëm në rrjedhën e pandemisë,” paralajmëroi OBSH.

Lexo më shumë  Parisi e Seuli, bashkë për Hormuzin/ Macron: Do bashkëpunojmë për hapjen e ngushticës

“Në përgjithësi, rreziku global nga shqetësimi i ri Omicron vlerësohet të jetë shumë i lartë, ” tha ai.

“Rritja e rasteve, pavarësisht nga ashpërsia e tyre, mund të rrisë presionin në sistemet shëndetësore dhe mund të sjellë rritje të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë. Ndikimi në popullatat e cenueshme do të jetë i rëndësishëm, veçanërisht në vendet me mbulim të ulët vaksinimi .”

OBSH u informua për herë të parë për variantin e ri të koronavirusit më 24 nëntor.

Lexo më shumë  Pas sulmit iranian, Britania vendos sistemin Rapid Sentry në Kuvajt

Që atëherë mutacioni  është përhapur në të gjithë botën, me raste të raportuara në Australi , Belgjikë, Botsvanë, Britani, Danimarkë, Gjermani, Hong Kong, Izrael, Itali, Holandë, Afrikën e Jugut dhe Portugali dhe Kanada.

Sikur se Izraeli, edhe Japonia njoftoi sot se po ndalon të gjithë të huajt të hyjnë në territorin e saj, ndërsa vendet e tjera kanë njoftuar pezullimin e udhëtimeve për dhe nga vendet në Afrikën Jugore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *