Lajme

Presidenti slloven thotë se BE-ja duhet t’ia liberalizojë Kosovës vizat

Presidenti slloven, Borut Pahor, ka deklaruar se Sllovenia është mbështetës e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës, dhe kësaj të fundit, Bashkimi Evropian duhet t’ia liberalizojë vizat.

Në një konferencë për media, Pahor deklaroi se dialogu duhet të bëhet një hap më tej tek çështja e personave të zhdukur.

Lexo më shumë  Kurti në Davos: Ekonomia e Kosovës për herë të parë ka kaluar 10 miliardë euro

“Në të dy këto çështje Sllovenia është mbështetëse edhe më tutje. Sllovenia e mbështet edhe perspektivën euroatlantike të Kosovës…Duhet të tejkalohen mosmarrëveshjet në dialog dhe të ndikojmë në Bashkimin Evropian”, deklaroi tutje ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *