Lajme

Rrugët e braktisura të Tiranës, banorët: Rehabilitimi ka qenë thjesht pjesë e paketës së premtimeve elektorale

YouTube player

Rruga “Grigor Cilka” në Tiranë kthehet në makth pë banorët e zonës sa herë që nis shiu. Balta dhe gropat e mëdha të ujit e bëjnë jetesën dhe kalimin në të të pamundur. Banorët shprehet se ndërhyrjet për rehabilitimin kanë qenë thjesht pjesë e paketës së premtimeve elektorale.

Shumë pranë spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë , konkretisht në rrugën “Grigor Cilka”, një ditë me shi përkthehet në makth nga balta e krijuar në zone pikërisht nga amortizimi  rrugës.

Lexo më shumë  Arrestohen tre inspektorë të ATK-së në Pejë dhe Gjakovë, dyshohen se u morën ryshfet bizneseve

Komentet janë të tepërta thonë banorët, pasi rruga nuk ka njohur kurrë investim.

Ndërhyrjet për rehabilitimin e saj kanë qenë thjesht pjesë e paketës së premtimeve elektorale, por puna në terren ka munguar totalisht.

“Kanë marrë votat dhe s’kanë bërë gjë, vetëm premtime dhe s’kanë bërë gjë tjetër.”

Taksapagues të rregullt, por jetojnë mes baltës dhe rrugëve gjithë gropa.

Atletet jo vetëm ato ngjyrë të bardhë detyrohen t’i lajnë çdo ditë, a thua që jetojnë në fshatrat më periferikë.

“Atletet i laj ditë për ditë në lavatriçe, ngelëm tu la. Mos të kesh sot rrugë me ardhur të shtëpia, kur taksat i paguajmë gjithmonë.”

Bashkia Tiranë thonë banorët duhet të përqendrojë vëmendjen tek investimet në zone.

Lexo më shumë  47 miliard lekë oligarkëve për 10 ditë. Qeveria Rama hap thesin zgjedhor

“Inshallah na kujtohet Lali Eri, shpenzon gjithë ato forca pune te rrethrrotullimi dhe këtu nuk bën asnjë kontribut. Kërkojmë që të na rregullohet rruga tamam.”

Edhe drejtuesit e mjeteve shprehin shqetësimin e tyre për rrugën në fjalë, pasi detyrohet t’i drejtohen serviseve më shpesh nga dëmtimet e mjeteve të tyre nga rruga.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *