Lajme

“Fytyra që qan” e Korçës, banorët e lagjeve periferike vuajnë mungesën e investimeve

YouTube player

Lagjet periferike, përtej qendrës turistike të Korçës oftojnë një pamje të trishtë me mungesë investimesh dhe shërbimesh. Banorët e cilësojnë fytyrën që qan të qytetit të karnavaleve.

Korça, ashtu si pjesa më e madhe e qyteteve shqiptare, ofron dy pamje krejtësisht të ndryshme.

Njëra duket se qesh e tjetra qan.

Investimet e pushtetit loKal janë përqëndruar në pika të caktuara të qytetit, duke e shpalosur qytetin tërheqës në sytë e turistëve.

Lexo më shumë  Konjufca: Po synohet të rrëzohet Qeveria me çështjen e presidentit

Ndërsa në periferi, banorët ankohen se janë lënë në harresë.

Këto pamje tregojnë gjendjen në Lagjen 10, jo shumë kilometra nga zyrat e bashkisë së Sotiraq Filos.

Ndërtimi i banesave sociale, shtoi banorët e zonës, por Bashkia siç thonë kurrë nuk u kujtua për tu ofruar shërbime.

“Asgjë nuk është bërë këtu.”

Asfalti është zhdukur edhe në rrugët dikur të shtruara.

Në verë ngrihet pluhur e në dimër, banorët thonë se u zhytën këmbët në baltë.

Lexo më shumë  Ministri i Brendshëm, Sveçla pas dënimit të spiunes së Serbisë: Asnjë veprim që cenon sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës sonë nuk do të tolerohet

“Asfalt nuk ka.”

“Në dimër bëhet baltë.”

Në vend të lulishteve dhe këndeve të lojrave për fëmijët, ka vetëm pirgje të mëdha dherash.

Mungesën e investimeve e vuajnë thuajse të gjitha lagjet periferike që tregojnë anën që nuk shkelqen të Korçës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *