Lajme

Moti i keq!Pezullohet për 2 ditë lundrimi në Vlorë,15 fshatra në Lezhë janë pa drita

TIRANË– Moti i keq ka pushtuar vendin tonë prej disa ditësh, duke shkaktuar probleme në disa zona të vendit. Për shkak të stuhisë me të cilën po përballet vendi, e ka bërë të pamundur lundrimin në detin e Vlorës. Si pasojë e dallgëve të dendura, autoritetet portuale të qytetit bregdetar kanë urdhëruar pezullimin e lundrimeve deri në datën 30 nëntor. Po ashtu, ka sjellë probleme edhe me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra të Lezhës. Prej disa orësh 15 fshatra të njësive administrative Dajc dhe Blinisht ndodhen në errësirë për shkak të defekteve të shkaktuara nga moti i keq.

Lexo më shumë  Pas shpërthimi në Ibër-Lepenc, Buzhala me reagim skandaloz, Xhymshiti: Buzhala është aty për ta minimizuar e mjegulluar rolin e Serbisë

Por moti i keq pritet të vijojë edhe gjatë javës. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, dita e hënë dhe e martë do të vijojnë të mbeten nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme dhe me reshje shiu, po ashtu në male nuk do të mungojë dhe dëbora. Të mërkurën do të ketë mot të qëndrueshëm por të ftohtë kryesisht në orët e mëngjesit. Ndërsa e enjtja dhe e premtja pritet të ketë masa ajrore të paqëndrushme me reshje shiu përgjatë vijës bregdetare.

Lexo më shumë  Hoti: Serbia për ta zvarritur marrëveshjen për të zhdukurit po tenton ta përfshijë UNMIK-un

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *