Bota

Varianti “Omicron” në Angli, Boris Johnson njofton masat e para shtrënguese

Varianti i ri shqetësues i koronavirusit, i njohur si “Omicron”, që është përhapur gjerësisht në Afrikën e Jugut dhe disa vende afrikane, tashmë ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar, ku janë njoftuar dy raste.

Kryeministri Boris Johnson, ka dalë në një konferencë shtypi, për të njoftuar masat e qeverisë për të ndalur përhapjen e këtij varianti. 

Lexo më shumë  Shefi i shërbimit sekret britanik paralajmëron: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Evropë

Ai lajmëroi se pavarësisht se vaksinat e prodhuara deri tani, nuk përputhen në mënyrë perfekte me variantin e ri, gjithsesi ato ofrojnë një lloj mbrojtje, ndaj Komiteti i Vaksinimit dhe Imunizimit, do të vlerësojë nëse doza e tretë e vaksinës do t’ju jepet më shumë personave dhe më shpejt sesa ishte e parashikuar. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *