Kriza me emigrantët, Macron thotë se Britania nuk është serioze
Përshkallëzohen tensionet mes Francës dhe Britanisë lidhur me krizën me emigrantët e paligjshëm. Presidenti Emmanuel Macron reagoi për letrën e dërguar nga qeveria e Londrës, duke theksuar se kjo nuk është një mënyrë serioze e trajtimit të çështjeve.
“Sot, Franca është për këta gra dhe burra që lënë mjerimin dhe vuajtjet në vendet e tyre dhe kërkojnë të hyjnë në territorin Britanik, ai që ne e quajmë një vend tranziti. Ata nuk duan të qëndrojnë në Francë. Dëshirojnë të kalojnë kanalin me çdo kusht. Prandaj përgjigjja e vërtetë është bashkëpunimi serioz për të parandaluar këto veprime, për të shkatërruar këto rrjete trafikimi dhe parandaluar këta gra dhe burra që të arrijnë në tokën tonë, pasi është shumë vonë kur ata janë aty.
Surprizohem kur çështjet nuk trajtohen seriozisht, ne nuk komunikojmë mes liderëve për këto çështje përmes twitter-it apo letrave publike. Ne nuk jemi dëshmitarë. Ministrat do të punojnë, seriozisht, për të zgjidhur një çështje serioze me njerëz seriozë”, deklaroi Macron.
RrugaPress