Bota

Kriza në kufi, presidenti bjellorus refugjatëve: Nëse doni të shkoni në Perëndim, nuk ju pengojmë

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko mbërriti sot në kampin e refugjatëve të ngritur në qendrën logjistike në Bruzgi pranë kufirit polak.  Lukashenko, i akuzuar nga Bashkimi Europian për provokim të qëllimshëm të një krize humanitare në kufirin lindor, tha se nuk ka ndërmend të bëjë politikë me fatin e emigrantëve.

Presidenti bjellorus u tha emigrantëve se nëse ata duan të shkojnë në perëndim, qeveria bjelloruse nuk do t’i pengojë dhe do t’i lejojë ata të vendosin vetë. Nga ana tjetër, Bashkimi Europian e ka akuzuar Bjellorusinë se ka tërhequr mijëra njerëz nga Lindja e Mesme, dhe i ka shtyrë ata të kalojnë kufirin bjellorus, në shenjë hakmarrjeje ndaj sanksioneve të vendosura nga BE, për shtypjen e protestave kundër rizgjedhjes së kontestuar të Lukashenkos vitin e kaluar.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Ndërkohë, ditët e fundit, mbi 230 emigrantë janë përpjekur të hyjnë me forcë në Poloni nga Bjellorusia. Rojet Kufitare Polake njoftuan se të mërkurën në mbrëmje një grup agresiv emigrantësh nisi një sulm në kufirin polak, duke gjuajtur me gurë në drejtim të ushtrisë./abc/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *