Lajme

Shaip Kamberi reagon pas ndalesës që Serbia u bën katër ministrave të Kosovës

Katër ministra të Kosovës janë ndaluar të shkojnë në Luginën e Preshevës nga autoritetet e Serbisë. Serbia nuk ka dhënë ndonjë arsye pse i ka ndaluar. Për këtë ndalesë ka reaguar në faqen e tij në facebook deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi:

S,ka moment tjetër për veprim.
“RIGHT HERE, RIGHT NOW”.


Serbia nuk ka lejuar vizitën e sotme të katër ministrave të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Luginë të Preshevës. Çfarë asimetrie të drejtash mes Luginës së Preshevës me serbët në Kosovë.


Serbia mbetet i vetmi vend në rajon që me ligj kufizon lirinë e përdorimit zyrtarë të simboleve kombëtare.
Si pasojë e kësaj, Lugina e Preshevës, sot, në festën më të madhe kombëtare, mbetet rajoni vetëm i banuar me shqiptarë që nuk mundet lirshëm të realizojë të drejtën dhe lirinë e përdorimit të simbolit kombëtar si pjesë të identittit kombëtarë.


Në këto rretha ndër më të rëndat nëpër të cilat po kalon, Lugina e Preshevës, ka nevojën si kurdoherë më parë për ndihmën shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
S,ka moment tjetër për veprim, sot është nevoja, sot është edhe koha:
“Right Here, Right NOW”

Rruga Press

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *