Lajme

Dita e Pavarësisë, qindra qytetarë të Kosovës drejtohen drejt Shqipërisë

Qytetarët e Kosovës, me dhjetëra autobusë dhe mjete private, që në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë drejtuar për në Shqipëri për të qenë pjesë e festimeve të ditës së pavarësisë.

Ata kanë kaluar me procedurë të përshpejtuar në doganën e Morinës, një ditë pas mbledhjes së dy qeverive ku shpallën në Elbasan, lehtësimin e kalimit kufitar për festat e nëntorit. Qytetarët shprehen se ka zgjatur shumë pak deri në tre minuta procedura në kufi dhe se nuk ka nevojë që të ketë kufij mes dy shteteve.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Policia kufitare e Morinit ka marrë masa për të mos krijuar radhë të panevojshme në kufi duke lehtësuar kalimin e qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë. Sa i takon masave anti-covid ato mbeten në fuqi, ku qytetarët duhet të paraqesin ose pasaportën e vaksinimit, testin negativ  që të jetë kryer në 72 orët e fundit, ose dëshmi që e kanë kaluar Covid në 6 muajt e fundit./a2

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *