Lajme

Shqipëri – Kosovë, njohja e diplomave e gradave shkencore brenda 20 ditësh. Abetarja Unike angazhim maksimal për vitin tjetër

Shqipëria dhe Kosova firmosën marrëveshjen e  lehtësimit për njohjen e diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore  ‘Doktor’ që jepen nga institucionet arsimore të dy vendeve.

Ky hap vjen si një domosdoshmëri mes dy vendeve, për të bërë që të rinjtë shqiptarë të diplomuar në Institucione të Larta Arsimore në Shqipëri ose Kosovë, të mos hasin vështirësi apo vonesa në njohjen e diplomave të tyre.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Sipas kësaj marrëveshjeje, brenda 14 ditësh i jepet përgjigje autenticitetit të diplomave dhe brenda 20 ditësh kryhet e gjithë procedura e njohjes dhe njehsimit të diplomave, certifikatave dhe gradave shkencore. 

Marrëvshja u firmos mes dy ministrave të Arsimit më 26 nentor pas mbledhjes së dy qeverive Shqipëri- Kosovë, që u mbajt në Elbasan

Pritet që të nisë puna  për abetaren unike të përbashkët.

Lexo më shumë  Rikonstruksioni i komisariateve/ SPAK çon në gjykatë një tjetër deputet të Ramës, Plarent Ndrecën

“Një abetare e re e vendosur në kontekstin e ri kulturor, ekonomik dhe digjital, besoj do të jetë në dobi të të gjithë nxënësve tanë në të dyja vendet,- theksoi ministrja e Arsimit e Shqipërisë Evis Kushi.

Ajo ka shprehur angazhim maksimal për të punuar për realizimin e projektit të abetares për vitin e ardhshëm.

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *