Hapet kufiri me Kosovën, nis zbatimi i masave të reja
Qytetarët e Kosovës janë drejtuar për në Shqipëri në prag të festave të nëntorit. Ata kanë kaluar me procedurë të përshpejtuar në doganën e Morinës, një ditë pas liderët e dy qeverive shpallën në Elbasan lehtësimin e kalimit kufitar pa kontrolle, por vetëm me kamera.
Policia kufitare ka marrë masa për të mos krijuar radhë të panevojshme në kufi duke lehtësuar kalimin e qytetarëve të Kosovës drejt Shqipërisë.
“Jemi duke shkuar për festë në Durrës. Nuk kemi pritur fare në doganë. Besoj se gjithçka në rregull. I uroj festën e pavarësisë. Gëzofshin të gjithë shqiptarët në të gjithë trojet shqiptare”, shprehet ai./abc/
RrugaPress