Ministrja Nagavci niset drejt Pejës, do të vizitojë të plagosurit
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është nisur nga Shqipëria për në Pejë, për të vizituar të plagosurit që po trajtohen në spital.
Bashkë me Nagavcin, është nisurt edhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha.
“Qeveria e Republikës së Kosovës u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave të sulmit me armë zjarri ndaj autobusit me nxënës në Gllogjan. Për të vizituar të plagosurin që po trajtohet në spital, drejt Pejës janë nisur ministrja e Arsmit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci dhe zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha. Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka ndërprerë vizitën e tij në Shqipëri dhe është nisur për në Deçan. Organet e rendit janë mobilizuar për të hetuar këtë krim të rëndë që ka tronditur qytetarët e vendit”, ka njoftuar Qeveria.
RRugaPress