Zbulohet shpata e rrallë 2000-vjeçare nga policia spanjolle
Pas më shumë se 2000 vjet pasi ishte përdorur nga një luftëtar diku në gadishullin Iberik, shpata e rrallë u gjet nga policia spanjolle, e cila e gjurmoi para se të shitej në internet.
Shpata u sekuestrua bashkë me 202 pjesë të tjera arkeologjike pasi u paraqit në një faqe në internet.
Shpatat e llojit “falcata” njiheshin si armë personale dhe zakonisht varroseshin bashkë me pronarët e tyre, me tehet e tyre të përdredhura nga goditjet ashtu që të mos përdorej më nga të tjerët. Megjithatë, kësaj që u gjet, kishte tehun e paprekur, shkruan Guardian.
Policia ka thënë se tehu i padëmtuar i shpatës e ka rritur vlerën e saj pasi shumë rrallë mund të gjenden shembuj të tillë.
RrugaPress