Sport

LIVE/ Shorti i playoffit të Botërorit, Italia ose Portugalia mbeten jashtë

Në Zyrich të Zvicrës po hidhet shorti i fazes playoff të Botërorit Katar 2022. Bëhet fjalë për 12 ekipet e fundit që do të përplasen mes tyre për 3 vendet që do të shkojnë në Katar.

Këto 12 skuadra do të ndahen në tri grupe me nga 4 kombëtare, ku në çdo grup do të shortohen dy gjysmëfinale me ndeshje teke (me eliminim direkt) dhe më tej fitueset e tyre do të luajnë për biletën në Katar.

Lexo më shumë  Renditja e FIFA-s/ Arritje historike për Kosovën, Shqipëria qëndron në vendnumëro

Portugalia, Skocia, Italia, Rusia, Suedia dhe Uellsi do të jenë kokat e grupeve, 3 grupeve me nga 2 skuadra në short teksa në vazon tjetër janë Turqia, Polonia, Maqedonia e Veriut, Ukraina dhe dy më të mirat e Ligës së Kombeve, Austria e Çekia.

Kjo do të thotë se secili nga 3 grupet do të nxjerrë fituesen e tij, për të kompletuar 13 kombëtaret që Europa dërgon në Kupën e botës, e cila nis më 21 nëntor 2022 dhe përfundon më 18 dhjetor 2022.

Lexo më shumë  Renditja e FIFA-s/ Arritje historike për Kosovën, Shqipëria qëndron në vendnumëro

Gjysmëfinalja e parë Skoci-Ukrainë dhe gjysmëfinalja tjetër Uells-Austri. Fituesi i këtyre dy çifteve përballet me njëra tjetrën dhe fituesi i finales shkon në Botëror.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *