Bota

Protesta kundër grushtit të shtetit, forcat sudaneze hedhin gaz lotsjellës

SUDANI- Mijëra protestues janë mblodhur kundër një marrëveshjeje që bëri që kryeministri civil të rikthehej në detyrë pas një grusht shteti ushtarak muajin e kaluar. Mediat e huaja shkruajnë se policia ka ndërhyrë duke hedhur gaz lotsjellës për të mbajtur nën kontroll turmën e njerëzve.

Shefi i ushtrisë, gjenerali Abdel Fattah al-Burhan nënshkroi një marrëveshje të re për ndarjen e pushtetit me kryeministrin Abdalla Hamdok, pasi e liroi atë nga arresti shtëpiak.

Lexo më shumë  Anija ruse e mallrave nën sanksione, dhe e përdorur nga Rusia për tranportin e armëve nga Siria, Ursa Major mbytet në Mesdhe pas shpërthimit

Protestuesit hodhën slogane anti-ushtarake dhe kritikuan marrëveshjen që u nënshkrua javën e kaluar. Kërkesat e tyre janë lirimi i të arrestuarve politikë dhe hetimi për vrasjen e protestuesve.

Lëvizja pro-demokratike e Sudanit e hodhi poshtë marrëveshjen duke qenë se nuk përmbushte kërkesat e tyre për sundim të plotë civil dhe akuzoi Hamdokun se e kishte lejuar veten të shërbente si një gjethe fiku për sundimin e vazhdueshëm ushtarak.

Lexo më shumë  FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *