Bota

‘Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, jo para janarit?’

Përgatitjet e Rusisë për “sulmin” ndaj Ukrainës kanë arritur në Kamçatka, ku dyshohet se janë vendosur forca në rast të një lufte globale, shkruan agjencia amerikane “Bloomberg”, duke iu referuar analistëve.

Artikulli gjithashtu thekson se “sulmi gjithëpërfshirës” i Rusisë ndaj Ukrainës nuk ka të ngjarë para janarit për shkak të vendit me baltë, motit të ngrohtë dhe nevojës për forca shtesë.

Kujtojmë se zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka komentuar më herët akuzat e kësaj agjencie amerikane për sulmin ndaj Ukrainës, duke theksuar se shumë media amerikane e përdorin atë si kanal për një fushatë informative kundër Rusisë.

Lexo më shumë  Parisi e Seuli, bashkë për Hormuzin/ Macron: Do bashkëpunojmë për hapjen e ngushticës

Ai tha gjithashtu se një numër i madh artikujsh në mediat perëndimore për këtë temë sugjerojnë se provokimet janë të mundshme dhe se tensioni po rritet artificialisht.

Pretendimet se Moska gjoja po përgatit një pushtim ushtarak të Ukrainës mund të shërbejë si një  paralajmërim për aspiratat agresive të Kievit për të zgjidhur problemin e Donbasit me mjete ushtarake, thekson Kremlini zyrtar, shkruan sputnik. Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili ka theksuar se regjimi i Kievit po përpiqet të paraqitet si viktimë e agresionit rus.

Lexo më shumë  Wadephul: BE-ja duhet të braktisë parimin e unanimitetit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *