Bota

Cila është e vërteta e armiqësisë mes Elon Musk dhe presidentit Biden?

Prej kohësh Tesla ka shijuar lehtësime dhe subvencione nga qeveria amerikane, por më pas erdhi në pushtet Biden. Cila është arsyeja e vërtetë e hatërmbejtes së këtyre dy personaliteteve me kaq ndikim në SHBA dhe më tej.

Në fakt, janë disa.

Në fund të gushtit, presidenti Biden mbajti një konferencë në Shtëpinë e Bardhë ku ishin ftuar të gjithë drejtorët ekzekutivë të kompanive më të mëdha të auto-industrisë amerikane si Ford, General Motors, Stelantis etj. Tema e eventit ishte diskutimi e strategjive për të ardhmen e makinave elektrike.

Edhe pse Musk është tashmë ikona e të ardhmes sonë elektrike, Tesla nuk ishte e ftuar në eventin e Shtëpisë së Bardhë. Në vend të tij, ishin ftuar kompani që deri tani kanë qenë sinonime me kuaj-fuqinë, naftën dhe stilin e makinave të njohur si ‘muskujt amerikanë’. Dhe kjo i bëri përshtypje të gjithëve, përfshi Musk.

Menjëherë pas kësaj, Musk bëri një ‘sulm’ të drejtpërdrejt ndaj Biden gjatë një interviste duke e quajtur administratën e tij ‘jo-miqësore’, dhe duke e ironizuar presidentit amerikan me të njëjtin koment të përdorur kundër tij nga mbështetësit e ish presidentit Donald Trump: ‘Joe i fjetur’.

Por cila është arsyeja përse Musk kishte një marrëdhënie aq të mirë me Trump ndërsa tashmë prej kohësh ai ka zhvendosur shumë prej biznesit të tij në Kinë, ku është pritur me ovacione dhe tapet të kuq.

Në thelb, është çështje idealesh. Trump përfaqësonte partinë republikane dhe ide të djathta që janë të fokusuara tek bizneset e mëdha dhe liria e individit. Prej kësaj, Musk ka përfituar subvencione të majme dhe lehtësime në masa të ndryshme ligjore.

Lexo më shumë  Mijëra studentë serbë protestojnë për të kërkuar përgjegjësi për incidentin në Novi Sad

Me ardhjen e Biden, një demokrati të qendrës së majtë, gjërat ndryshuan. Biden ka dalë haptazi kundër pikëpamjeve të Musk, duke e urdhëruar atë së fundmi të fshinte një postim të publikuar në Twitter në vitin 2018, duke e akuzuar Musk se kishte shkelur Ligjin e Punës dhe se i kishte kërcënuar punonjësit e tij se do të humbisnin aksionet e tyre në kompani nëse organizoheshin – pra nëse formonin një sindikatë.

Musk prej kohësh ka deklaruar se biznesi i tij duhet t’i qëndrojë larg sindikatave. Por, komenti i Musk në Twtter ku ai ka dhjetëra miliona ndjekës, është akuzuar për tone kërcënuese.

Qeveria amerikane gjithashtu urdhëroi Tesla-n që të rimerrte në punë, punonjësin Richard Ortiz, i cili ishte pushuar si pasojë e pikëpamjeve të tij pro-sindikaliste.

Biden është një mbështetës i deklaruar i sindikatave, dhe gjatë intervistës së tij për Code Conference, Musk ka bërë edhe akuza se, “administrata Biden është e kontrolluar tërësisht nga sindikatat.”

Musk dhe pandemia 

Por, edhe përgjigja e Musk ndaj pandemisë morri goxha kritika nga administrata Biden. Gjatë qeverisjes së Trump, Musk ju dha mundësia të mos i mbyllte fabrikat e tij, edhe gjatë pandemisë. Por me ardhjen e Biden, Tesla u përball me masa më shtrënguese që e detyruan atë të mbyllej dhe të rihapej sërish në një moment tjetër.

Lexo më shumë  FMN i jep Ukrainës 1.1 miliardë dollarë

Në fakt, Musk u kritikua edhe për faktin se pushoi disa prej punonjësve të tij që tentuan të punonin nga shtëpia nga frika e coronavirusit.

Problemet me sigurinë

Së fundmi, kritikat e fundit në adresë të Tesla-s nga administrata Biden kanë të bëjnë me opsionin më të ri të prezantuar nga kompania, të makinave ‘auto-pilot’ pra makinave që vetë-pilotohen. Musk është akuzuar se ka bërë më tepër premtime seç duhet në këtë drejtim, pasi testimet paraprake kanë treguar probleme në sigurinë e këtyre sistemeve, të cilat nuk janë perfeksionuar ende dhe nuk dihet nëse do të perfeksionohen ndonjëherë sa për t’u bërë pjesë e tregut.

Përmbledhje

Kjo është ajo që dihet deri tani. Nuk është ende e sigurt, nëse armiqësia mes Biden dhe Musk i ka rrënjët tek pikëpamjet e Musk kundër organizmit të punonjësve të tij në sindikata, tek pikëpamjet e tij ndaj pandemisë apo tek përfshirja e këtij të fundit në një marrëdhënie të çuditshme dashurie me Kinën.

Një gjë ama është e sigurte, sot më shumë se kurrë Tesla po përballet me konkurrencë të vërtetë në treg dhe nuk është më lojtari kryesor që lëviz gurët në industrinë miliarda dollarëshe. Se sa dorë ka Biden në këtë, kjo mbetet për t’u parë, por rezistenca e tij ndaj Musk dhe teknikave të tij për të bërë biznes, janë bërë të qarta edhe pse jo haptazi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *