Lajme

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Aliu: Do plotësojë një ëndërr të shqiptarëve

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri ministrat respektivë të Infrastrukturës sqaruan rëndësinë që do të ketë hekurudha Durrës-Prishtinë.

Minsitri Liburn Aliu, tha se “kjo hekurudhë do të plotësojë  një ëndërr në kuptimin historik të shqiptarëve, do bëjë një punë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të dy vendeve për shkak se do lidhë portin e Durrësit me Prishtinën e përmes kësaj linje ky port do të ketë komunikimin e drejtpërdrejtë në korridorin 10 përmes linjave që lidhin Prishtinën me Nishin, Sofien e Stambollin drejt Azisë e kështu me radhë. Porti i Durrësit do të ketë mundësi të lidhet drejtpërdrejt me një port tjetër, atë të Prishtinës. Kjo do të rrisë zhvillimin ekonomik edhe në Kosovë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *