Lajme

Programi i rindërtimit! Bashkitë kërkojnë financimin e 6 mld lekëve grante të tjera

Rreth 6 miliard lekë grante të tjera rikostruksioni pritet t’u shpërndahen 6 bashkive në vend për rikonstruksionin e apartamenteve dhe shtëpive të dëmtuara nga tërmetit i nëntorit të 2019-s, të klasifikuara me dëmtime të shkallës DS1-DS3 dhe DS4.

Kërkesa për përdorimin e fondeve të rindërtimit në programin e granteve të rikonstruksionit për bashkitë Tiranë, Durrës, Rrogozhinë, Shijak, Mirditë dhe Kurbin e miratuar nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit është propozuar për miratim Këshillit të Ministrave. Programi për dhënien e granteve të rikonstruksionit parashikon që punimet për dëmtime të klasifikuara, si: DS1, DS2, DS3, të mund të kryhen vetë nga qytetarët me rimbursim shteti.

Për Tiranën Komisioni i Rindërtimit ka miratuar financimin e fondit “grante për rikonstruksionin” me vlerë 3,5 mld lekë për ndërtime të klasifikuara me dëmtime DS1-DS3 dhe DS4, për Durrësin 1,7 mld lekë, për Rrogozhinën 624 mln lekë, për Shijakun 158 mln lekë, për Kurbinin 28 mln lekë dhe për Mirditën rreth 6 mln lekë. Sipas vendimit të Komisionit të Rindërtimit pjesa më e madhe e fondit për Tiranën me vlerë rreth 1,1 mld lekë do të përdoret për kryerjen e punimeve për riforcimin e 22 njësive të banimit në pallat të cilat janë klasifikuar si objekte me dëmtime të mëdha strukturore me shkallë dëmtueshmërie DS4 dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para dhe 1,8 mld lekë për rindërtimin nga e para për njësi individuale të banimit. Ndërsa fondi me vlerë 240 mln lekë do të përdoret për rikonstruksionin e 272 apartamenteve të klasifikuara me dëmtime DS1-DS3. Në Durrës 1,1 mld lekë do të financojnë kryerjen e punimeve për forcimin e 18 njësive të banimit në pallat dhe 473 mln lekë për kryerjen e punimeve për riforcimin e 68 shtëpive individuale.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Në 2020 totali i fondit të miratuar për t’u shpërndarë nëpërmjet granteve të rikonstruksionit ishte 9,8 mld lekë për 11 bashki të vendit. Sipas të dhënave të Ministrisë të Rindërtimit bashkisë të Tiranës deri në nëntorin e vitit të kaluar janë paguar 50% e totalit të përfituesve të miratuar për grante rikonstruksioni. Për këtë bashki deri në nëntor të 2020 u miratuan si përfitues 6,061 familje. Në bashkinë e Durrësit u paguan 86% e totalit të përfituesve. Në Rrogozhinë u paguan 346 përfitues, në Mirditë 127 familje nga 170 të miratuara dhe në Kurbin 1,176 familje nga 2,036 të miratuara.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Procesi i shpërndarjes të granteve të rikonstruksionit në 2020 u zhvilluan nëpërmjet aplikimeve në platformën online të banorëve, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti. Më pas dosjet e depozituara u shqyrtuan për kalsifikim të shkallës të dëmeve nga bashkitë.

Në total në vend në 2019 u shembën 115 pallate, ku numri më i lartë rezultoi në Shijak në 30 pallate, 22 në Kurbin, 5 në Durrës, 8 në Kamëz, 10 në Kavajë, 19 në Vorë, 16 në Krujë, 4 në Lezhë dhe 1 në Mirditë. Në total për t’u riparuar u vlerësuan 242 pallate.

Numri më i lartë i shembjeve ishte te shtëpitë individuale apo siç njihen ndryshe shtëpitë private. Referuar shifrave të Ministrisë së Rindërtimit numri i tyre llogaritet në 1,523 objekte. Numri më i lartë i tyre është në Krujë në 814 dhe në Vorë në 369 shtëpi. Në Shijak do të shemben 99 shtëpi individuale dhe në Kamëz 81. Për t’u riparuar janë 607 shtëpi individuale./MONITOR

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *