Bota

Grafitet kushtuar Mlladiqit në Beograd, mbulohen me afishe – Ratko Mlladiq kriminel i luftës

Organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Beograd u shpërfytyrua grafiti kushtuar kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq.

Grafitit, i cili ka qëndruar për një kohë të gjatë në rrugën Makedonska, rreth orës 13:00 i janë ngjitur afishe ku shkruhej “Ratko Mlladiq, kriminel lufte” dhe “Ratko Mlladiq i dënuar për gjenocid”.

Një nga organizatorët është Natasha Kandiq nga FDH-ja, ndërsa në tubim janë paraqitur edhe Stasha Zajoviq, Aida Çoroviq, Antonela Riha dhe disa dhjetëra qytetarë, raporton reporteri N1.

Në tubim nuk ka pasur asnjë incident gjersa policia ka kërkuar kartat e identitetit të të grumbulluarve.

Lexo më shumë  Mijëra studentë serbë protestojnë për të kërkuar përgjegjësi për incidentin në Novi Sad

Me fillimin e ngjitjes ka reaguar sigurimi i Qendrës Rinore dhe ka kërkuar të ndalet, por ata janë tërhequr me shpejtësi. Më pas ka dalë një djalë i ri, i cili ka bërtitur që të grumbulluarit të largohen, pasi siç tha ai, “janë munduar të bëjnë punën e tyre”.

Natasha Kanadiq tha se qeveria e qytetit ka kohë deri në orën 18:00 për të hequr grafitin dhe mbishkrimet si dhe shtoi se ajo do të kthehet në të njëjtin vend nëse kjo nuk bëhet.

Lexo më shumë  Dokumente të rreme: Si Rusia po përpiqet të mashtrojë me identitetin e ushtarëve të Koresë së Veriut

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *