Shkenca në alarm: Po vjen variant i ri afrikan me shumë mutacione
Shkencëtarët thonë se kanë identifikuar një variant të ri të koronavirusit në Afrikë, “B.1.1.529”, i cili është një shkak për shqetësim sepse mbart shumë mutacione. Deri më tani, janë konfirmuar dhjetë raste, tre në Botsvana, ku u gjet për herë të parë lloji i ri i virusit, gjashtë në Afrikën e Jugut dhe një në Hong Kong (tek një udhëtar që kthehej nga Afrika e Jugut).
Studiuesit, të udhëhequr nga virologu Dr. Tom Pickock i “Imperial College London”, i cili bëri njoftimin, janë të shqetësuar se varianti i ri do të zgjerohet dhe do të shkaktojë valë të reja.
Varianti përmban 32 mutacione në proteinën e koronavirusit që përdor për të depërtuar dhe infektuar qelizat njerëzore, e cila është objektivi kryesor i vaksinave. Siç tha Pickock, “numri tepër i madh i mutacioneve në proteinë sugjeron se ky variant mund të jetë një burim shqetësimi real” tha ai, duke shtuar se “duhet të monitorohet nga afër për shkak të profilit të tij“. Ai shtoi, megjithatë, se mund të rezultojë të mos jetë shumë ngjitës.
Nga ana tjetër, Ravi Gupta, një profesor i mikrobiologjisë klinike në Universitetin e Kembrixhit, tha se laboratori i tij zbuloi se dy nga mutacionet duket se rrisin aftësinë e virusit për të infektuar dhe reduktuar aftësinë e tij për t’u njohur nga antitrupat. “Duket se është shqetësuese bazuar në mutacionet që ka” tha ai.
Rastet e para të variantit u raportuan në Botsvana më 11 nëntor dhe, tre ditë më vonë, u zbuluan edhe në Afrikën e Jugut fqinje. Në të njëjtën kohë, më 13 nëntor, varianti u gjet tek një 36-vjeçar në Hong Kong, i cili kishte udhëtuar më herët drejt Afrikës së Jugut.
Rruga Press