Trajneri Kuka dhe xhudistja Krasniqi në garë për më të mirët e botës
Trajneri Driton Kuka dhe xhudistja Distria Krasniqi janë të nominuar për më të mirët e botës.
Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka publikuar listën e të nominuarve në konkurrencën e trajnerëve dhe xhudistëve.
Kuka është në mesin e pesë trajnerëve, ndërsa Krasniqi në mesin e pesë garueseve më të mira në Botë. Votimi për më të mirët do të jetë i hapur deri më 10 dhjetor, ndërsa shpallja e më të mirëve do të bëhet më 18 dhjetor.
Rruga Press