Tragjedia në Bullgari, Parlamenti i Shqipërisë mban një minutë heshtje në nderim të viktimave
Kuvendi i Shqipërisë e ka nisur seancën e sotme me një minutë heshtje për tragjedinë shqiptare në Bullgari.
Kryetarja e Parlamentit Lindita Nikolla ka kërkuar nga deputetët nderimin me një minutë heshtje të 46 viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari.
Dy ditë më parë një autobus i Maqedonisë së Veriut u aksidentua dhe më pas u dogj në Bullgari teksa kthehej nga Stambolli. 46 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut gjetën vdekjen.
Rruga Press