“E çuditshme”, flet pronari i kompanisë bullgare të transportit: E pamundur të digjet autobusi aq shpejt
Pronari i njërës prej kompanive më të mëdha të transportit në Haskovë të Bullgarisë, Sebakhtin Ismail, shpjegon për portalin bullgar “Haskovo” se diçka e çuditshme ka ndodhur gjatë aksidentit të autobusit në të cilin humbën jetën 45 pasagjerë, pasi sipas tij, një autobus i tillë është e pamundur të digjet në një kohë kaq të shkurtër
Ismail pohon se të gjithë autobusët e prodhuar pas vitit 2018 dhe veçanërisht nga marka “Mercedes” kanë sisteme sigurie të integruara, ku përfshihet edhe instalimi i zjarrfikësve.
“Në rast zjarri autobusët e gjeneratës së re janë bërë ashtu që të shuhen vetë, bllokohet nga qarkullimi, aktivizohen frenat dhe dyert hapen automatikisht. Është i pajisur me kamera të jashtme që fotografojnë gjithçka në rrugë, duke përfshirë edhe tabelat. Nëse shoferi fillon të flejë për ndonjë arsye, për shembull, ai bie në gjumë, sedilja e tij fillon të dridhet dhe vetë automjeti reagon dhe kthehet në drejtimin e duhur, shpjegon ai.
Gjithashtu tregon instalimin e zjarrfikësve në motor, daljet e sigurisë brenda autobusit, kamerat e kështu me radhë.
– Ky nuk është një incident i vështirë, ky është një incident mesatar i vështirë dhe nuk ka sesi të ndodhë diçka e tillë. Është absurde që autobusi të digjet në një kohë kaq të shkurtër”, shpjegoi Ismail.
Rruga Press