Lajme

Mbrojtja e fëmijëve, nuk ka para dhe as punonjës social

Mund të ndërtosh një mekanizëm të tërë për mbrojtjen e fëmijëve nga varfëria, dhuna, mosedukimi apo çdo risk që cenon të drejtat e tyre. Por, pa para, një zinxhir kaq i rendësishëm është i dështuar.

Të gjitha problematikat e zbuluara nga Avokati i Popullit, kryesisht në 15 nga 16 bashki të analizuara, lidhen me mungesën e fondeve të dedikuara. Kjo ka sjellë prishjen e sistemit mbrojtës të fëmijëve, duke u mohuar disa shërbime. Dhe sa më i vogël të jesh, aq më të mëdha problemet. Ky është rezultati i analizës që evidenton se sfidat më të mëdha ndeshen te bashkitë e vogla.

Lexo më shumë  2009-2023, Shqipëria me nivelin më të ulët të disbursimit të fondeve për kapitalin njerëzor në rajon

Fondi vjetor i tyre nuk është premtues për mbështetjen e fëmijëve në nevojë. Qeveria mendon se zgjidhja ka nisur me ngritjen e një ministrie të posaçme, por angazhimet mbeten ato të zakonshmet, të nisura vite më parë.

Rritjen e fondeve për mbrojtjen e fëmijëve, deputetët e opozitës thonë se do ta kërkojnë para miratimit të buxhetit të shtetit, një angazhim vetëm disa orë para miratimit final në seancën plenare.

Zgjidhja, sipas demokrates Ina Zhupa, do të vinte përmes reduktimit të shpenzimeve të panevojshme të qeverisë: “T’ua heqin koncesioneve, inceneratorëve, shpenzimeve për orendi zyrash dhe darkat të mos i hanë te Nusreti, por në shtëpitë e tyre”.

Lexo më shumë  Mos-përfshirja në agjendën e Komitetit të Ministrave, Kusari-Lila: Kosova ka përjetuar padrejtësi të natyrave të ndryshme nga BE

Por, nëse paratë janë problemi kryesor, burimet njerëzore janë problemi tjetër. Avokati i Popullit rekomandon më shumë punonjës social, të paktën sipas standardit, një i tillë për 3 000 fëmijë. Pushteti vendor, nga ana tjetër, duhet të ngrejë zërin për ata në nevojë ekonomike, viktima të dhunës në familje apo në shoqëri. /a2/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *