Sarajevë, protesta kundër mbylljes së minierave
Me mijëra minatorë protestuan përpara godinës së qeverisë në Sarajevë.
Punëtorët e të gjitha minierave në Bosnje Hercegovinë ndaluan punën dhe vendosën të protestojnë kundër mbylljes së tyre.
Qeveria e Bosnje e Hercegovinës është zotuar se do të kalojë në energji të gjelbërderi ne vitin 2050.
6.800 minatorë protestuan në rrugët e Sarajevës, për të kundërshtuar atë që ata e cilësojnë përkeqësim të shpejtë të kushteve të punës dhe reduktim të pagave.
Rruga Press