Pse ndërtimi shënoi rritje? Spaho në e Komisionin e Ekonomisë: Shqipëria është kthyer në lavatriçe të parave
Raportet e Departamentit Amerikan të Shtetit, Bloomberg dhe përgjimet e Antimafias italiane, për pastrimin e parave në ndërtimet shumëkatëshe, duket se nuk përbëjnë shqetësim për Drejtorinë e Parandalimit të Pastrimit të Parave në Shqipëri.
Sipas drejtorit të kësaj agjencie, për këto sinjalizime nuk është bërë asnjë verifikim.
“Nuk e di si shpjegohet ky bum, por mbase nga pandemia kanë menduar se ju duhet një hapësirë e madhe. Nuk di të them pse lejet e ndërtimit u dhanë tani më vone dhe jo më herët.”
Madje Elvis Koçi shton se shtimi i ndërtimeve është fenomen global, por për opozitën kjo sjellje është qesharake.
‘Çështja e pastrimit të parave bëhet gjithnjë e me shqetësuese. Si shpjegohet që këto 2 vitet e fundit ndërsa dy sektorët turizmi dhe bujqësia shënuan rënie, ndërtimi shënoi rritje? Kundrapërgjigjia qe po i japim ne këtij problemi është qesharake. Shqipëria është kthyer në lavatriçe të parave.” tha Edmond Spaho.
Ashtu si në komisionin e sigurisë kombëtare, kreut të agjencisë iu kërkua informacion për përgjimet e antimafias, ku përmendet dhe rikonfirmimi në detyrë i drejtorit të agjencisë, por sërish nuk u dha asnjë përgjigje.
“Kemi bërë kontrollet tona, nuk mendoj që është në vend të japim komente publikisht për raste specifike.”
Pavarësisht replikave Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi projektligjin që detyron edhe familjarët e politikanëve që të deklarojnë pasuritë.
Rruga Press