Sputniku rus po i përdor imazhet e fëmijëve emigrantë në kufirin bjellorus për propagandë
Kriza me emigrantë e cila është shkaktuar në kufirin bjellorus dhe disa vendeve të Bashkimit Evropian, si Poloni, Lituani, Letoni, Estoni është shfaqur si mjeti më i ri i luftës hibride të Rusisë kundër vendeve anëtare të NATO-s, për të shkaktuar destabilizim të sigurisë në kufijtë e jashtëm të BE-së.
Bjellorusia dhe Rusia, kanë përdorur krizën me emigrantë për propagandë kundër Perëndimit. Jo rrallë mediet ruse kanë përdorur imazhe të emigranteve, përfshirë edhe fëmijë, për të krijuar narracionin se Perëndimi cenon të drejtat e njeriut dhe atë humanitare.
Agjencia ruse e lajmeve Sputnik ka shpërndarë një video propaganduese, në të cilën paraqiten disa fëmijë emigrantë të cilët shfaqen para policisë polake dhe para telave gjemborë duke brohoritur “Të dua Poloni”.
This is how propaganda is created at the border.
— Visegrad 24 🇨🇿🇭🇺🇵🇱🇸🇰 (@visegrad24) November 18, 2021
🇧🇾🇵🇱 pic.twitter.com/UgfWxfo3GR
Në disa raste tjera fëmijët janë përdorur nga forcat bjelloruse të sigurisë, për të sulmuar forcat polake të sigurisë dhe për të nxitur tensione në kufi.
Ditë më parë Roja Kufitare e Polonisë ka publikuar një video në të cilën një fëmijë emigrant pyet rojet kufitare bjelloruse nëse ky është momenti i duhur për të filluar të hedhin gurë mbi rojet kufitare polake.
The Polish border guard has released a video in which a migrant child ask Belarusian border guards whether this it’s the right moment to start throwing rocks on the Polish border guards.
— Visegrad 24 🇨🇿🇭🇺🇵🇱🇸🇰 (@visegrad24) November 22, 2021
🇵🇱🇧🇾 pic.twitter.com/bbgBhnlhXy
Në një video tjetër të paraqitur në rrjetet sociale shfaqen emigrantët teksa fryjnë tymin e cigares në fytyrat e fëmijëve të tyre për t’i bërë ata të qajnë para kamerave dhe më pas deklarojnë se “polakët e këqij përdorin gaz lotsjellës kundër fëmijëve”.
Agjencitë ruse të lajmeve të kontrolluar nga Kremlini, janë të njohura për përdorimin e krizave humanitare dhe me refugjatë për qëllime propagandistike.
Rruga Press