Shifra alarmante/ Lindin 603 bebe më pak se në tremujorin e tretë të vitit 2020
Lindshmëria në Shqipëri ka rënë në nivelin më të ulët në 100 vjet, duke rrezikuar seriozisht zhvillimin demografik, social dhe ekonomik të vendit.
Trendi negativ vijoi edhe në 3-mujorin e tretë të vitit, periudhë në të cilën lindën 7404 foshnje, 603 më pak se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas Institutit të Statistikave, nga 12 qarqe të vendit, vetëm Tirana pati rritje të numrit të lindjeve të reja.
Për sociologët, nevoja për ndërhyrje në mbështetje të nënave të reja është emergjente.
Sipas të dhënave të ISNTAT, gjatë vitit të shkuar lindën 6 mijë foshnje më pak se në 2011-n (grafik lindshmëria 2011-2020). Mungesa e lindjeve të reja dhe rritja e vdekjeve ka bërë që shtesa natyrore e popullsisë të shkojë drejt zeros duke paralajmëruar për një krizë të rëndë demografike në të ardhmen e afërt.
Rruga Press