Rama duartokitet nga parlamenti që fantazmat e fashizmit i ka heronj kombëtar
Me duartrokitje është shoqëruar mbyllja e fjalës së kryeministrit Edi Rama gjatë takimit të “Open Balkan” ku po merr pjesë online.
Madje moderatori i këtij takimi e ka quajtur Ramën “Kampioni i Open Balkan”.
Duartrokitjet për Ramës vijnë si oponencë ndaj aktivitetit politik të shqiptarëve proshqiptar.
Janë pikërisht Albin Kurti dhe Shaip Kamberi, njëri mbrojtjes i sovranitetit të Kosovës e prijës i çështjes kombëtare dhe tjetri mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve autoktonë në Luginë të Preshevës, që duatrokitja për Ramën në Beograd i vjen si shuplakë për shqiptarët.
Kurti dhe Kamberi mbartin detyrën morale e institucionale ndaj çështjes kombëtare, ndërkohë që Rama duartokitet nga parlamenti që ka strehuar më të egrit e fashizmit serbomadh.
Në këtë takim bie në sy mungesa e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Moskë. Në vend të tij është kryeministrja Ana Brnabiç dhe zv.kryeministri i Serbisë.
Normalisht, Vuçiq ka ikur në Moskë për të marrë uratën për veprimet e ardhshme që duhet të ndjekë kundër interesave të BE-së e ShBA-ve në Ballkan, rrjedhimisht dhe kundër NATO-s.
Pjesa kryesore e konferencës është online. Si Rama, ashtu edhe përfaqësuesi i lartë i SHBA-ve për Ballkanin, Gabriel Escobar kanë marrë pjesë online.
I dërguari i SHBA-së deklaroi gjatë takimit se nisma do të ketë sukses vetëm nëse të gjitha vendet, pra 6 shtetet e rajonit do të bëhen pjesë.
Rruga Press