Lajme

Kosova dhe Letonia nënshkruajn marrëveshje bilaterale për bashkëpunim ushtarak

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se kanë nënshkruar me Letoninë marrëveshje bilaterale për bashkëpunim ushtarak në funksion të sigurisë kontinentale dhe më gjerë.

“Sot në Ministrinë e Mbrojtjes së Letonisë, bashkë me homologun tim letonez, ministrin e mbrojtjes, Artis Pabriks, nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit”, ka thënë ai në një postim në Facebook.

Lexo më shumë  Kushtetuesja i jep të drejtë Qeverisë për Ligjin për pagën minimale

I njëjti tha se ky memorandum përcakton fushat e bashkëpunimit të dy shteteve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Kosova dhe Letonia kemi histori të ngjashme dhe objektiva të ngjashëm për kontribut në paqen, sigurinë dhe stabilitetin kontinental dhe më gjerë”, u shpreh Mehaj duke shtuar se rrugëtimi i Letonisë për anëtarësim në NATO është një ndër eksperiencat e duhura për Kosovën drejtë synimit për anëtarësim.

Lexo më shumë  Skandali në QSUT/ Si çoheshin pacientët e Onkologjikut te klinika “Megis”, operacioni 3000 euro

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *