Lajme

VIDEO/ Parlamenti Europian një minutë heshtje për 46 shqiptarët që humbën jetën në Bullgari

Parlamenti Europian ka mbajtur një minutë heshtje në nder të viktimave të tragjedisë së një ditë më parë me 46 të vdekur në Bullgari.

Deputetët e PE-së nderuan viktimat e kësaj tragjedie, ku pjesa dërrmuese ishin shqiptarë, duke u ngritur në këmbë për të mbajtur një minutë heshtje pas thirrjes së bërë nga Presidenti David Sassoli.

Lexo më shumë  Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

“Me keqardhje të thellë morëm vesh aksidentin e tmerrshëm me autobusin që ndodhej në afërsi të Sofje, Bullgarisë, që shkaktoi humbjen e jetëve të 46 personave, përfshirë shumë fëmijë.

Në emër të Parlamentit Europian dhe timen personale, dëshiroj të dërgoj të gjithë solidaritetin tonë familjeve dhe miqve të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ju bëj thirrje për një minutë heshtje“, tha ai.

Lexo më shumë  Kurti në ceremoninë e diplomimit të kadedëve të rinj në Policinë e Kosovës: Nuk ka rrugë më të drejtpërdrejtë sesa ta veshësh uniformën policore dhe t’u përgjigjesh nevojave të qytetarëve
YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *