Lajme

Kompania “Besa Trans” nuk ka pasur licencë për autobusin e aksidentuar

Tashmë janë detektuar disa parregullsi në punën e kompanisë së transportit “Besa Trans”, pronë e të cilës ka qenë autobusi.

Kompania ka pasur licencë për transport ndërkombëtar, por jo edhe licencë për automjetin në fjalë. Automjeti i djegur nuk ka qenë i lajmëruar dhe nuk është në bazën elektronike të ministrisë së Transportit.

Lexo më shumë  Konjufca: Me qeverinë Kurti, do të punojmë që të këtë rënie 100% të rasteve të dhunës ndaj grave

“Për shkak të dëshmive të deritanishme se transportuesi ka bërë transport pa certifikatë licence për automjetin përkatës, në bazë të nenit 12, paragrafi 2, të ligjit të Transportit Rrugor, Ministria e Transportit ka filluar procedurë për marrjen e licencës së punës. Gjithashtu, Qeveria ka angazhuar inspektoratin e transportit të bëjë inspektime të jashtëzakonshëm të punës së kompanisë”- ka deklaruar ministër i Transportit, Bllagoj Boçvarski.

Lexo më shumë  Investigimi/ Financimet e fshehta të PS nga ndërtuesit e kullave të Tiranës!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *