Qeveria e Kosovës nis mbledhjen me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit në Bullgari
Mbledhja e Qeverisë së Kosovës ka filluar duke mbajtur një minutë heshtje për nderë të 46 viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fillim të mbledhjes ka njoftuar se dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore.
“I nderuar kabinet qeveritar ju ftoj për një minutë heshtje në nderim të 46 jetëve të humbura tragjikisht”, tha Kurti.
Rruga Press