Lajme

Kanada/ Presidentja Osmani viziton shoqatën e bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze

Gjatë vizitës së saj në Kanada Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është ndalur për të takuar edhe anëtarët e shoqatës më të madhe të shqiptarëve në Kanada.

Takim i cili u zhvillua ditën e diel në ‘The Albany Club,’ Toronto organizuar nga SH.B.SH.K.

Merrnin pjesë në takim edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kanada Adriatik Kryeziu, Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës Donat Syla, i ngarkuari me punë i Republikës së Maqedonisë së Veriut Ilir Islami, përfaqësues të shoqatave si motra në Toronto e GTA, miq e të ftuar, etj.

Lexo më shumë  Fermerët e Divjakës 'magazinojnë' mijëra tonelata patate për shkak të mungesës së tregut

Në fjalën e hapjes kryetari Bujar Zejnullahu falenderoi Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu për vizitën, trupin diplomatik, grupin e punës dhe sponsorat dhe të gjithë që e bënë të mundur takimin.

Vjosa Osmani gjatë fjalës së saj shprehu një vlerësim të lartë për Diasporën dhe rolin e saj. Presidentes ju dorëzua Ligji i trashëgimisë shqiptare dhe stemat e trashëgimisë nga Dr. Ruki Kondaj, Irene Breznica dhe Rex Ferati.

Lexo më shumë  Shqiptarët janë komuniteti i dytë më i madh i huaj në Itali, me 557 mijë persona

Një kopje e Ligjit të Trashëgimisë ju dorëzua dhe Shoqatës Shqiptare Illyria London, ON.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *