Lajme

“Ballkani i Hapur i intereson Serbisë”, Murati: Pse SHBA po e mbështet nismën e Vuçiç

Shaban Murati, “Mjeshtër i Madh” në diplomaci, i ftuar këtë mbrëmje në “Log” me Endri Xhafon ka komentuar pozitën e Shqipërisë mes Serbisë dhe Greqisë.

Murati i cili ka botuar së fundmi dy libra, “Deti midis Shqipërisë dhe Greqisë” si dhe “Vetëvrasja Diplomatike e Kosovës dhe Shqipërisë”, duke komentuar zhvillimet e fundit në Ballkan e ka cilësuar nismën e “Ballkanit të Hapur”, “Ballkani i Kapur”.

Diplomati i njohur pranoi se boshti diplomatik i vendit tonë këto vitet e fundit ka lëvizur drejt trekëndëshit Tiranë-Beograd-Turqi.

“Problemi është që avancimi ose krijimi i marrëdhënieve personale të kryeministrit me Vuçiç kanë qenë një shtytje për një strategji të caktuar. A është personale apo është e ndikuar nga qarqe të tjera këtë nuk mund ta them. Kemi një zhvendosje negative të interesit shtetëror dhe kombëtar.”

Sipas Muratit me politikat e ndjekura nga kryeministri Rama, Italia është hequr nga trekëndëshi i mëparshëm diplomatik ndërsa shton se vendi ynë ka bërë partner strategjik “ kë ka dalë rugës, pa pasur një koncept të vërtetë se çdo të thotë partner strategjik.”

Lexo më shumë  Dëshmitë e krimit: Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

“Me Serbinë, vështirë të gjesh një lëvizje, që e afroi me Shqipërinë në masën që mund ta konsiderojmë partneritet strategjik.”

Duke u kthyer tek “Open Balkan”, “Mjeshtër i Madh” në diplomaci thekson se konkretisht kemi të bëjmë me një grupim rajonal mes Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Po ashtu, diplomati thekson se iniciativa e Ballkanit të Hapur është në interes të Rusisë, e cila nëpërmjet Serbisë kërkon të shtrijë ndikimin ne rajon.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

“Marrëdhënia speciale Serbi-Rusi, kushtëzon rolin e Serbisë si instrument kryesor i përhapjes së ndikimit rus në rajon.  Me 25 nëntor Vuçiç shkon në Moskë për takim me Putin, edhe projekti i Ballkanit të Hapur, është një projekt që i intereson Rusisë në planin diplomatik.”

Por përse po e mbështesin Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtë nismë?

Murati shpjegon se SHBA-ve u intereson që të mbështesin Serbinë për ta frenuar në “vrapin drejt Rusisë.” Pra sipas tij, në thelb mbështetja është për Serbinë, një lloj joshjeje kjo për ta “mbajtur në shina”.

“Çdo shtet i madh që ka një politikë globale, në një rajon të caktuar bën gjithmonë marrëveshje me shtetin me të fuqishëm të rajonit.” 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *