Izraeli nis vaksinimin e fëmijëve mbi 5 vjeç
Izraeli ka nisur të vaksinojë kundër koronavirusit fëmijët e grup-moshës 5 deri në 11 vjeç, me vaksinën e kompanisë Pfizer/BioNTech.
Sipas raportimeve në media, Komisionari për koronavirus, Salman Sarka e ka konsideruar këtë proces si festë për fëmijët dhe prindërit, të cilët, sipas tij, tani mund të mbrojnë fëmijët e tyre, transmeton dpa.
Mijëra termine të reja tashmë janë caktuar përmes kompanive për sigurime shëndetësore.
Kryeministri izraelit, Naftali Bennett, u ka bërë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre, duke theksuar se vaksina është e sigurt.
Fëmijët e grup-moshës 5-11 vjeç marrin një të tretën e dozës së të rriturve.
Sipas kompanisë prodhuese, vaksina është 91 për qind efektive për këtë grup-moshë.
Numri i rasteve të reja me koronavirus në Izrael ka rënë në dy muajt e fundit.
Të hënën janë regjistruar 454 raste të reja.
Në muajin shtator, ka pasur ditë kur janë regjistruar mbi 11,000 raste të reja.
Rruga Press