Lajme

Të plagosurit nga tragjedia në Bullgari në gjendje të rënduar psikologjike, mjekët: Sot do të zhvillojmë dy operacione

Mjekët në spitalin e Pirogov në Bullgari në një konferencë të dhënë për mediat mëngjesin e kësaj të mërkure kanë dhënë detaje në lidhje me gjendjen e të plagosurve nga ngjarja tragjike me 45 viktima pas djegies së autobusit në Strumë.

Mediat bëjnë me dije se mjekët kanë pohuar se gjendja e pacientëve është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Ndër të tjera ato theksojnë se dy operacioni janë kryer dje dhe sot pritet që të bëhen dy të tjerë mes tyre dhe 16 vjeçarja që ka dëmtime në gjurin e djathtë.

“Janë kryer ndërhyrjet e nevojshme emergjente. Dy operacione janë kryer ditën e djeshme. Një pacient i operuar kishte një frakturë në pjesën e poshtme të këmbës.

Një tjetër prej të lënduarve iu nënshtrua një operacioni për një thyerje të kyçit të gjurit. Pacientët e kaluan natën në qetësi”, sqaroi doktoresha Maya Argirova, shefe e Klinikës së Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike.

Lexo më shumë  Kearns-Vuçiqit: Mohimi, vazhdimësi e krimeve – çka nisi me vrasje po vazhdon me falsifikim të historisë

Ndërkohë gjendja psikologjike e të mbijetuarve nga tragjedia e djegies së autobusit ku humbën jetën 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut është e rënduar.

Psikologët po punojnë për qetësimin e tyre.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *