Lajme

Masakër mjedisore në Shkodër/ Ndërtime dhe inerte në liqen, pranë shëtitores që vetë Rama mburret (VIDEO)

Nga Boldnews.al

Prej disa javësh, kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një nismë për pastrimin e Shqipërisë nga mbetjet.

Fillimisht mblodhi krerët e bashkise, disa prej të cilëve i kryqëzoi me lumë akuzash, ndërsa të tjerë i lavdëroi.
Ai tha se s’do lejohen ndërtime dhe inerte sidomos në zonat turistike, nga Velipoja në Ksamil, apo edhe në zona të tjera.

Por, pa kaluar disa javë nga ky paralajmërim, situata në terren është shumë alarmante.

Në redaksinë e Boldnews.al mbërriti një denoncim, i shoqëruar me foto dhe video, mbi një ndërtim që ka “kafshuar” Liqenin e Shkodrës. Ndërtimet janë në një zonë të mbrojtur, ndërsa nga fotot dhe videot duket mjaft qartë se ndërtimi është i kohëve të fundit.

FOTO+ VIDEO, pamjet nga ndërtimi dhe inertet brenda Liqenit të Shkodrës, në afërsi të sheshit dhe pedonales në Shirokë

Pak javë më parë, kryeministri Edi Rama postoi se shëtitorja e Shirokës në Shkodër ishte vlerësuar si një nga projektet më të mira në të gjithë Europën. Sipas një vëzhgimi të redaksisë, është bërë një shesh dhe një shëtitore në Shirokë, me bazë gurin bardh e zi.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Pra është sistemuar shëtititorja e vjetër, si dhe është rehabilituar pjesërisht bregu i Liqenit të Shkodrës.

Por, vetëm disa metra larg projektit “medalist” të Ramës, është bërë një masakër mjedisore. Ndërtimi është brenda në liqen, ndërsa inertet janë hedhur kuturu.

Referuar situates lind pyetja e parë: nëse ka leje mjedisore, kush zyrtar ia ka dhënë dhe me çfarë kriteresh? A ka pronar bregu i Liqenit të Shkodrës?

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Dhe pas pyetjes së parë vjen e dyta: nëse s’ka leje ndërtimi, kush e lejoi të ndërtojë?

Në të dyja rastet, Inspektoriatet e Mbrojtjes së Territorit, qoftë ai lokal apo qendror, nuk kanë funksionuar, duke lejuar ndërtime dhe inerte brenda Liqenit të Shkodrës.

Ku janë institucionet dhe a mban dikush përgjegjësi për këtë masakër mjedisore?

Po fotografët e Ramës nuk e fiksuan dot këtë ndërtim, apo ishte i padukshëm?!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *