Kreu i hetimit në Bullgari: Të mbijetuarit po pyeten, 5 janë në gjendje shoku
Trud shkruan se Sarafov kanë mbajtur një takim pune të përbashkët për të sqaruar ngjarjen.
Zëvendëskryeprokurori bullgar Borislav Sarafov, kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Lubomir Joveski dhe Vilma Ruskovska, shefe e prokurorisë së specializuar në Shkup, kanë dhënë deklaratë për media në lidhje me tragjedinë që ndodhi orët e para të mëngjesit të sotëm. Trud shkruan se Sarafov kanë mbajtur një takim pune të përbashkët për të sqaruar ngjarjen.
“Kemi mbajtur një takim të përbashkët pune për të sqaruar të gjitha linjat e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar – marrjen e të gjitha dokumenteve të nevojshme nga pala maqedonase dhe marrjen e materialit biologjik për identifikimin e viktimave. Lista e pasagjerëve nga autobusi është dërguar në PCM dhe procesi i identifikimit ka filluar. Jemi të bindur se po bëhen përpjekje maksimale dhe bashkëpunimi i nevojshëm”, shtoi Sarafov.
Ndërsa Joveski teksa u shprehu ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të viktimave, falenderoi gjithashtu dhe autoritetet e Bullgarisë për punën. Krehu i hetimit ka deklaruar se sipas një dëshmitari, fillimisht ka ndodhur një shpërthim, ndërkohë që shtoi se shoferi i dytë që ka qenë në autobus, nuk është në mesin e të mbijetuarve.
“Ekipet janë duke i marrë në pyetje viktimat në spitalin “Pirogov”. Vetëm dy prej tyre janë në gjendje adekuate, pesë të tjerët janë në gjendje shoku ose në reanimacion, edhe pse jo në gjendje të rëndë. Pritet ekspertiza komplekse mjeko-ligjore. Një dëshmitar ka dëgjuar një shpërthim, por nuk është e qartë se nga ka ardhur – nga brenda fluturimit apo nga përplasja me parmakun. Në autobus ka qenë një shofer i dytë. Supozohet se ai nuk është në mesin e të mbijetuarve”, tha kreu i hetimit.
Mëngjesin e sotëm 45 persona, shumica prej të cilëve turistë nga Maqedonia e Veriut, humbën jetën pasi një autobus u përplas dhe u përfshi nga flakët në një autostradë në Bullgarinë perëndimore. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.
RrugaPress