Lajme

Edhe 1.8 mln euro për Unazën e Tiranës, tenderi i ri shton kostot e projektit në buxhetin e shtetit

Ndërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës vazhdon të marrë para shtesë nga buxheti i shtetit. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur një tender të ri me vlerë 8.1 milionë euro për punimet në lotin 2 të projektit i cili është kritikuar për koston e lartë të deritanishme që arrin deri në 20 milionë euro për një kilometër rrugë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar të martën një tender me objekt plotësimin e punimeve dhe rrugët lidhëse në Unazën Lindore, konkretisht në Lotin 2.

Sipas informacionit të publikuar në dokumentacionin e tenderit, fondi limit është 990 milionë lekë ose 8.1 milionë euro pa TVSH dhe është shpallur me procedurë të hapur dhe me kohëzgjatje 18 muaj.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Afati për paraqitjen e dokumenteve për kompanitë garuese është deri më datë 29 dhjetor.

Operatorët që do të shprehin interes duhet të kenë të deklaruar të paktën 120 punonjës nga muaji janar deri në muajin dhjetor, dhe këto do të duhet të garantohen përmes dokumenteve tatimore.

Po ashtu sistemi i vlerësimit mbetet sërish subjektiv ku 50 pikë do të marrë kompania që do të propozojë punësim nga banorë të zonës, organizimi i subjektit, dhe 50 pikë të tjera do të merren për ofertën më të ulët.

Në specifikimet teknike kërkohet që pjesëmarrësit në garë të ketë në rol drejtues inxhinierë me licencë.

Sa i përket mjeteve teknike do të duhet të garantohet pronësia e 6 kamionëve me peshë mbajtëse 20 tonë dhe 2 me 30 ton.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Një tjetër kërkesë janë dhe eskavatorët me zinxhirë me kapacitet 20 deri në 30 ton, ku duhen 4 të tillë.

Ashtu si dhe në tenderat e mëparshëm të unazës pjesëmarrësit duhet të paraqesin dokumente se kanë kryer punime të përafërta si dhe kanë kapacitetet e duhura financiare.

Më herët për tenderat që i përkasin ndërtimit të unazës së madhe janë ngritur akuza për kritere të qëllimshme që favorizojnë subjekte të caktuara si dhe për faturën e lartë të parashikuar që shkonte deri në 20 milionë euro për një kilometër rrugë. /oranews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *