Lajme

Bujqësia dhe fasonët në vendnumëro, përfaqësues të sektorëve: U goditën nga pandemia, mungoi mbështetja

Ekonomia shqiptare po rigjallërohet, por ringritja nuk po përfshin të gjithë sektorët. Bujqësia dhe fasonët janë dy prej tyre. 

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave eksportet e ushqimeve, pijeve dhe duhanit gjatë tetorit arritën në vlerën e 4.17 miliard lekëve, vlerë kjo më e ulët se ajo në të njëjtin muaj të vitit 2020.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Sektori i dytë i goditur nga pandemia e që nuk po arrin të rimarrëveten është ai fason. Sipas INSTAT, gjatë muajit të shkuar eksportet e tekstileve dhe këpucëve arritën vlerën e 9.85 mld lekë shifër kjo më e ulët se ajo e shënuar në tetorin e vitin e shkuar.

Në përgjithësi, eksportet e mallrave shqiptare pësuar rritje gjatë muajit tetor duke arritur vlerën e 34 miliardë lekëve, 36.3 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe 2.5 për qind më tepër se shtatori i këtij viti.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Marrë në rrafshin e 10 muajve, produktet shqiptare të eksportuara arritën vlerën e rreth më shumës e 300 miliard lekëve, duke u rritur me mbi 35 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar./a2/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *